TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 18:10

Irani i kërkon OKB-së të ndërhyjë, Pentagoni përjashton dërgimin e forcave në terren

Shkruar nga Pamfleti
Irani i kërkon OKB-së të ndërhyjë, Pentagoni
Momente nga sulmet në Teheran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të 15 anëtarëve dhe deklaroi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare duke sulmuar Iranin.

Në Shtetet e Bashkuara dhe regjimin izraelit bie përgjegjësia e plotë dhe e drejtpërdrejtë për të gjitha pasojat që do të pasojnë, përfshirë çdo përshkallëzim që rrjedh nga veprimet e tyre të paligjshme”, shkroi Araghchi. Ai shtoi se “të gjitha bazat, strukturat dhe mjetet e forcave armiqësore në rajon do të konsiderohen objektiva të ligjshëm ushtarakë në kuadër të ushtrimit të së drejtës për vetëmbrojtje të Iranit”. Kryediplomati iranian i bëri thirrje OKB-së të “veprojë menjëherë”.

Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sot në orën 22:00. Seanca do të hapet me një fjalim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili disa orë më parë dënoi përshkallëzimin dhe rreziqet që ai paraqet për sigurinë ndërkombëtare.

Para mbledhjes, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, do të dalë para mediave jashtë sallës së Këshillit. Sot është dita e fundit e presidencës mujore britanike të Këshillit të Sigurimit; nga nesër drejtimi i agjendës kalon te Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për CNN, gjenerali amerikan në pension David Petraeus deklaroi se nuk pret dislokim të trupave amerikane në terren në Iran. “Nuk besoj se do të ketë ushtarë amerikanë në terren. Mund të ketë një prani shumë të kufizuar ose asete të tjera, por në zona të sigurta”, tha ish-drejtori i CIA-s, duke folur për mundësinë e një operacioni tokësor amerikan.

Lini një Përgjigje