Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Teheranin kundër çdo “përshkallëzimi” pas sulmeve izraelite në territorin iranian.
Ai shprehet se vetëm atëherë, do të ketë shanse për një zhvillim paqësor në Lindjen e Mesme.
"Mesazhi im për Iranin është i qartë: përshkallëzimi masiv nuk duhet të vazhdojë. Ky reagim duhet të përfundojë tani. Vetëm atëherë do të hapet mundësia e zhvillimit paqësor në Lindjen e Mesme", tha Scholz përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Dy ushtarë u vranë në sulmet izraelite mëngjesin e sotëm, njoftoi ushtria iraniane.
Ushtria iraniane tha se ushtarët u vranë teksa po përballeshin me predha të entitetit kriminal sionist, duke iu referuar shtetit hebre.
Lini një Përgjigje