TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2024, 10:38

E rëndë në Mal të Zi! Vriten në banesë motër e vëlla, autori në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Mal të Zi! Vriten në banesë motër

Një krim i rëndë ka ndodhur në Malin e Zi, ku motër e vëlla të identifikuar si Milanka dhe Jovan Madzgalj, janë vrarë mbrëmjen e së premtes në fshatin Sokolac, Bijelo Polje.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në banesë, ndërsa autori i ngjarjes është ende në arrati.

“Të gjitha njësitet policore, njësitet Antiterroriste, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë aktivitete intensive për të lokalizimin dhe ndalimin e këtij personi.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorëve të fshatit që të kenë kujdes, të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos lejojnë hyrjen e personave të panjohur, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Gjithashtu, apelojmë qytetarët që çdo informacion që mendojnë se mund të jetë domethënës në lidhje me këtë ngjarje, ta raportojnë në polici”, thuhet në njoftim e policisë malazeze.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë krim të rëndë. Sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për një burrë nga Bjelopolja, i cili ishte në kërkim prej 15 ditësh nga policia për vjedhjen e një arme.

Sipas lajmeve të pakonfirmuara, autori i krimit ka darkuar në shtëpinë e viktimave dhe pas disa orësh i ka vrarë, raporton Kurir.rs.

krim

Lini një Përgjigje