TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shtator 2024, 21:30

Sulmet e Izraelit në Bejrut, reagon Joe Biden: SHBA nuk kishte dijeni!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Izraelit në Bejrut, reagon Joe Biden: SHBA nuk kishte dijeni!

Presidenti amerikan ka folur para gazetarëve për sulmet në Bejrut në momentet e fundit. AI deklaroi se SHBA nuk kishte njohuri për sulmet. Duke treguar dhe një herë injorimin që Izraeli, po i bën aleatit të tij më të madh.

SHBA-ja nuk kishte njohuri apo pjesëmarrje në sulm dhe ende po mbledh informacion. Do të kem më shumë për të thënë kur të kemi më shumë informacion", shton ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet veprimet e Izraelit në Liban sot, Biden tha se ende nuk mund të flasë për këtë çështje.

"Duhet të marrim më shumë detaje. Unë nuk di mjaftueshëm për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje", tha Biden.

Ndërkohë që ministria e Jashtme iraniane e ka quajtur sulmin izraelit në Bejrut si një "krim lufte".

Në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore e Iranit, ministria bëri thirrje që Izraeli dhe SHBA të mbajnë përgjegjësi për sulmin në kryeqytetin e Libanit.

biden

Lini një Përgjigje