TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shtator 2024, 20:31

Sulmet izraelite në Bejrut, Irani kërcënon me përshkallëzim: Autorët e kësaj masakre do të paguajnë!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet izraelite në Bejrut, Irani kërcënon me

Ambasada iraniane në Bejrut ka dënuar sulmet e fundit të izraelit, teksa nuk ka ngurruar të lëshoj një kërcënim ndaj Tel Avivit.

Sipas Iranit, sulmet e të premtes kanë ndryshuar komplet lojën dhe se Izraeli do të dënohet për këto sulme, duke paralajmëruar përshkallëzimin e situatës.

Regjimi izraelit kryen edhe një herë një masakër të përgjakshme, duke synuar lagjet e banuara shumë të populluara, duke nxjerrë justifikime të rreme për të provuar të mbulojë krimet e tij brutale. Nuk ka dyshim se ky krim i dënueshëm dhe sjellje e pamatur përfaqësojnë një përshkallëzim serioz që ndryshon rregullat e lojës dhe se autori i tij do të ndëshkohet siç duhet”, postoi ambasada iraniane në X.

Kujtojmë se nga sulmet e fundit izraelite, të paktën dy persona u vranë dhe 76 u plagosën në periferitë jugore të Bejrutit.

Lini një Përgjigje