TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 14:24

Çështja e Groenlandës, Britania i del kundër Trump: Jemi me Danimarkën!

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e Groenlandës, Britania i del kundër Trump: Jemi
Starmer-Trump

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se Britania e Madhe do të mbështesë Danimarkën në përgjigje të pretendimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me sovranitetin e Groenlandës.

I pyetur lidhur me përgjigjen e ashpër të Kryeministres daneze Mette Frederiksen ndaj Trump, Sir Keir tregoi sot një distancim të rrallë dhe të qartë nga presidenti i SHBA-së duke e kundërshtuar lidhur me Groenlandën.

"Unë jam në anën e saj, Frederiksen ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës", u shpreh Starmer.

Edhe kryeministri i Groenlandës Jens Frederik Nielsen, reagoi ashpër ndaj Trump, ku kërkoi të ndalet presioni i Trump.

Më herët, presidenti Trump deklaroi se SHBA ka nevojë për Groenlandën, për sigurinë e vet kombëtare dhe sipas tij, Danimarka nuk do të jetë në gjendje që të kujdeset për të.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, për sigurinë e SHBA-së”, tha Trump para gazetarëve në Air Force One.

 

Lini një Përgjigje