TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 13:29

Ngritën dyshime se Brigitte Macron është transgjinore, Gjykata e Parisit shpall fajtorë 10 persona

Shkruar nga Pamfleti
Ngritën dyshime se Brigitte Macron është transgjinore, Gjykata e
Çifti Macron

Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë 10 persona për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, gruas së presidentit francez Emmanuel Macron.

Të gjithë u akuzuan për përhapjen e pretendimeve të rreme në lidhje me gjininë dhe seksualitetin e saj, si dhe për bërjen e "komenteve dashakeqe" në lidhje me diferencën 24-vjeçare në moshë të çiftit.

Të pandehurve iu dhanë dënime me burgim me kusht deri në tetë muaj. Një teori konspiracioni që pretendon se Brigitte Macron është një grua transgjinore ka qarkulluar që kur bashkëshorti i saj u zgjodh për herë të parë në vitin 2017.

Macron e takoi për herë të parë bashkëshorten e saj kur ajo ishte mësuese në shkollën e tij të mesme. Çifti u martua në vitin 2007, kur presidenti i ardhshëm francez ishte 29 vjeç dhe ajo rreth 55 vjeç.

 

Lini një Përgjigje