
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro “nuk mbështetet ose miratohet” nga Franca.
Macron u shpreh gjithashtu se Nicolas Maduro ishte një “diktator” dhe se largimi i tij “është një lajm i mirë për venezuelianët”.
Presidenti Macron u kritikua, kryesisht nga e majta franceze, për reagimin e tij të para për të mos komentuar metodat e Uashingtonit.
Macron ishte një nga drejtuesit e parë europianë që komentoi arrestimin e Maduros sapo lajmi u bë publik nga Trump. Franca ishte ndër vendet që nuk e njihte mandatin e fundit të Maduros në Venezuelë ashtu si shumica e shteteve europiane.
Lini një Përgjigje