
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ekuador ku një politikan është vrarë, më pak se një javë pas vrasjes së një prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 20 gusht.
Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana) u vra ditën e djeshme. As policia dhe as qeveria e presidentit në largim Guillermo Lasso nuk e konfirmuan menjëherë vrasjen.
Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San Mateo nga dy burra me motor.
Rikujtojmë se pas vrasjes së Fernando Villavicencio, në Ekuador u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Presidenti në largim Lasso fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e kandidatit për president dhe tha se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Gjashtë kolumbianë janë arrestuar, ndërsa një kolumbian i shtatë u vra në një shkëmbimi zjarri me truprojat e kandidatit.
Lini një Përgjigje