TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2023, 16:30

E rëndë në Paris/ I ngeci palltoja teksa po zbriste nga metroja, humb jetën 40-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Paris/ I ngeci palltoja teksa po zbriste nga metroja,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi u tërhoq zvarrë nga metroja.

Në një deklaratë të bër nga RATP, institucioni përgjegjës për transportin publik rreth kryeqytetit, Paris, thuhej se gruaja, pasi kishte zbritur nga metroja, palltoja ishte kapur nga dera dhe në momentin e nisjes së metrosë viktima është tërhequr duke u zvarritur.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht 40-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Paris dhe është parë nga bashkëshorti dhe djali i viktimës. Sakaq, bëhet me dije se për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë transporti ishte pezulluar për një kohë të gjatë.

paris pallto metro humb jeten

Lini një Përgjigje