TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2023, 15:36

Prigozhin urdhër rusëve: Vritini të gjithë ukrainasit në fushën e betejës

Shkruar nga Pamfleti

Prigozhin urdhër rusëve: Vritini të gjithë ukrainasit

Kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin u ka bërë thirrje ushtarëve të tij që të vrasin të gjithë ukrainasit në fushën e betejes dhe ato që po mbajnë peng.

Prigozhin ka reaguar ndaj një postimi në Telegram që duket se ushtria ukrainase ka ekzekutuar një anëtarë të grupit Wagner.

“Nuk e dimë emrin e ushtarit tonë që u plagos dhe u vra nga ukrainasit e tmerrshëm. Por ne do t’i vrasim të gjithë në fushën e betejës. Ne nuk do të mbajmë më të burgosur”, tha Prigozhin në një mesazh audio në Telegram ditën e djeshme.

Reagimi i tij vjen pas një mesazhi audio të postuar në një llogari tjetër në Telegram, e cila mbështet Wagner, në të cilën dëgjohet një bisedë midis personelit ushtarak ukrainas që bën thirrje për ekzekutimin e një militanti të kapur të grupit.

“Kur mbani një të burgosur, ju kujdeseni për të, nuk e lëndoni dhe e ktheni në shtëpi pas një periudhe kohe ose e shkëmbeni më të burgosur të tjerë,” tha Prigozhin.

I akuzuar për shumë mizori në fushën e betejës kudo që është vendosur në botë, organizata Wagner është në krye të betejës për marrjen në kontroll të Bakhmutit në Ukrainën lindore.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për keqtrajtim të të burgosurve të luftës. Në mesin e prillit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi veprimet e “përbindëshave” rusë pasi një video e bërë publike tregonte prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.

prigozhin ukrainas ruse vrasje

Lini një Përgjigje