TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 16:34

E rëndë në Brazil, 25-vjeçari vret 4 fëmijë dhe plagos 4 të tjerë në çerdhe

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Brazil, 25-vjeçari vret 4 fëmijë dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 25-vjeçar i armatosur me një sëpatë ka kaluar murin rrethues dhe ka vrarë katër fëmijë e ka lënë të plagosur 4 të tjerë pasi sulmoi një çerdhe.

Mediat e huaja raportojnë se katër fëmijët e plagosur janë nën moshën dy vjeç dhe janë dërguar në spital.

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva e quajti sulmin një "monstruozitet", duke e quajtur atë një "akt të papranueshëm, absurd urrejtjeje" dhe “frikacakë” kundër "fëmijëve të pafajshëm, të pambrojtur" në një postim në Twitter.

Sakaq, i riu është arrestuar në qytetin jugor të Blumenau.

brazil 4 femije vrasje cerdhe

Lini një Përgjigje