TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 15:40

Një muaj para kurorëzimit, Camilla merr për herë të parë zyrtarisht titullin 'mbretëreshë'

Shkruar nga Pamfleti

Një muaj para kurorëzimit, Camilla merr për herë të

Gruaja e mbretit Charles III është quajtur për herë të parë zyrtarisht si Mbretëresha Camilla, ku është shkruar në festat për kurorëzimin e mbretit më 6 maj. Ftesa do t’u dërgohet 2000 të ftuarve që do të formojnë kongregacionin në Westminster Abbey, sipas një njoftimi për shtyp nga pallati.

Princi George, nipi i Charles dhe trashëgimtari i fronit, do të jetë një nga tetë djemtë e zgjedhur për të marrë pjesë gjatë Shërbimit të Kurorëzimit, shkruhej në njoftim, ku grupi përfshin tre nga nipërit e Camilla.

Një portret i ri i çiftit u publikua gjithashtu nga pallati të martën, i realizuar muajin e kaluar në Pallatin Buckingham nga fotografi britanik Hugo Burnand, i cili bëri fotot e tyre të dasmës në vitin 2005.

Që kur ajo dhe Charles u martuan, Camilla ka punuar shumë si një anëtar i familjes mbretërore, duke qëndruar në krah të Charles dhe duke përkrahur bamirësinë dhe duke ndihmuar gratë dhe fëmijët. Por shumë njerëz e kanë të vështirë të harrojnë, ose të falin, lidhjen e tyre të gjatë dhe dhimbjen që shkaktoi gruaja e parë e Charles, e ndjera Diana, Princesha e Uellsit.

Në shkurt të vitit 2022, mbretëresha e ndjerë Elizabeth përdori momentin historik të jubileut të saj të Platinit për t’i dhënë bekimin e saj, duke thënë se kur Charles të hynte në fron, Dukesha e Cornwall-it do të njihet “si Queen Consort” ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik.

Kurorëzimi do të jetë tre ditë festimesh në të gjithë vendin, në të cilat publiku do të ftohet të marrë pjesë.

Një muaj para kurorëzimit, Camilla merr për herë të

charles iii

Lini një Përgjigje