TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 14:05

Sulmet në Ukrainë, Moska: Kemi hyrë në një fazë lufte ‘të nxehtë’ me SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet në Ukrainë, Moska: Kemi hyrë në një fazë

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka deklaruar se Rusia dhe SHBA kanë hyrë në një fazë konflikti të ‘nxehtë’.

Tani jemi në fazën e një konflikti të nxehtë me Shtetet e Bashkuara. Ne po e shohim këtë shtet të përfshirë drejtpërdrejt në një luftë hibride me Rusinë në një sërë fushash”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Kievi thotë se shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura po përgatit kundërofensivë, ndërsa në Donetsk ka më shumë të vdekur nga bombat ruse.

Ditën e sotme Kremlini iu shmang pyetjes në lidhje me aktakuzën e ish-presidentit Donald Trump, duke thënë se Moska e konsideron të papërshtatshme të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Uashingtonit.

Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara dhe besojmë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kështu që ne nuk do të donim të komentonim për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë konferencë kur u pyet për rastin e Trump.

putin biden

Lini një Përgjigje