TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 12:57

Plani i Kinës për ti dhënë fund luftës në Ukrainë, Macron dhe Ursula von der Leyen vizitë në Pekin

Shkruar nga Pamfleti

Plani i Kinës për ti dhënë fund luftës në

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Kinë. Ai është shoqëruar gjithashtu nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Në këtë vizitë, do të takohet me liderin kinez Xi Jinping ku pritet të diskutohet lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve për të thelluar bashkëpunimet mes tyre.

Kujtojmë se para kësaj vizite Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Të dy liderët diskutuan për udhëtimin e Macron në Kinë. Nuk mungoi mbështetja nga të dyja palët për Ukrainën”, tha në një njoftim zyrtar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti francez pritet të bisedojë më Xi Jinping për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Kina është zyrtarisht neutrale në luftë, por e ka mbështetur Rusinë ekonomikisht dhe diplomatikisht përballë sanksioneve perëndimore. Xi dhe presidentit rus Vladimir Putin, në mars, nënshkruan një partneritet strategjik kino-rus gjatë vizitës shtetërore të Xi në Moskë.

Kujtojmë se në samitin e G20 në nëntor, Macron bëri thirrje që Kina të luajë një rol më të madh ndërmjetësimi në luftë. 

Në një plan 12 pikësh i anonçuar më parë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë kërkon armëpushim dhe negociata për paqen. Kina do të paraqitet si konstruktive, megjithëse mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Kina ka bërë thirrje për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë. Përveç kësaj Pekini kërkon fillimin e bisedimeve të paqes dhe dhënien fund të luftës. Kërkesat e Kinës janë pjesë e një plani 12 pikësh që Ministria e Jashtme në Pekin i publikoi në 1-vjetorin e fillimit të sulmit rus mbi Ukrainën. Po ashtu ky vend kërkon dhënien fund të sanksioneve kundër Rusisë, masa për sigurimin e centraleve atomike, krijimin e korridoreve humanitarë për evakuimin e civilëve, si edhe hapa për sigurimin e eksportit të drithërave.

Propozimi përsërit pozicione të njohura

Kina është përpjekur të paraqitet neutrale në konfliktin e Ukrainës, nga ana tjetër është e lidhur në një partneritet të ngushtë me Rusinë. Ky vend e ka mënjanuar kritikën e drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus, madje as nocionin pushtim i Ukrainës nuk e ka përdorur. Pekini ka akuzuar perëndimin, se e ka provokuar konfliktin dhe ka shtuar flakët duke dërguar armë në Ukrainë.

Propozimi kinez përsërit pozicionet e njohura të Kinës, përfshirë edhe nevojën e garantimit efektiv të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve.

Kina kërkon fundin e mentalitetit të luftës

Në të njëjtën kohë në planin kinez kërkohet që të merren seriozisht interesat legjitime të sigurisë të të gjitha shteteve. Me këtë Kina i referohet argumentimit rus, se duhet të mbrohet kundër SHBA dhe NATO-s. Nga ana tjetër qeveria e Pekinit ka kërkuar dhënien fund të mentalitetit të luftës së ftohtë, një përcaktim standard kinez ky, për atë që nga Kina sheh si hegjemoni amerikane dhe përzierje në çështjet e vendeve të tjera. Kina i trembet një shkallëzimi të luftës dhe daljen jashtë kontrolli të saj. Pekini është shprehur se do të kërkoj edhe më tej bisedime të paqes dhe do të ofrojë “mençurinë kineze” për këtë.

 

Lini një Përgjigje