Një gjykatës anglez Judge Batiste, duke lexuar masën e dënimit për një shqiptar të përfshirë në grabitje shtëpie, shprehu shqetësimin për numrin në rritje të shqiptarëve të përfshirë në krime.
Gjykatësi Judge Batiste tha në sallën e gjyqit: “Me keqardhje po them se Anglia ka shumë kriminelë të vetët. Ne nuk duam të tjerë të ardhur nga Shqipëria”.
Këtë koment gjykatësi Batiste e bëri tek sa dënoi me 18 muaj burg e më pas dëbimin në Shqipëri të Fatmir Limanit i përfshirë në grabitjen e një shtëpie në Prince Henry Road in Otley në qytetin Leeds më 10 Mars 2023.
Limani vodhi një orë dhe bizhuteri në këtë shtëpi.
Anthony Sugare avokati shqiptarit i tha gjykatës se Fatmir Limani kishte mbërritur në Angli 19 muaj më parë.
“Ai u dakortësua ti paguante trafikantëve 25.000 stërlina e ta shlyente borxhin më pas”- tha avokati duke e lidhur përfshirjen në grabitje të klientit të tij me nevojën e pagesës të kësaj shume.
Lini një Përgjigje