TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 12:56

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi “i mbyll gojën” Beogradit: Vendi ynë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi “i mbyll gojën”
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha të martën në mbrëmje se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.

“Nuk është reale të pritet ‘çnjohja’ (e pavarësisë) së Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq në një intervistë për televizionin Nova.

“Mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi Milatoviç.

“Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të vijë pas ftesës të (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq”, tha presidenti i ri i Malit të Zi.

Megjithatë, ai tha se vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel sepse, siç ka përsëritur ai, Mali i Zi “me të vërtetë po lëviz” drejt BE-së.

jakov milatoviç

Lini një Përgjigje