Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj, presidenti Vladimir Putin hodhi sërish akuza ndaj SHBA-së. Putin tha se Amerika mbështeti revolucionet me ngjyra në ish-republikat sovjetike dhe "grushtin e shtetit në Kiev" në 2014, një episod "në origjinën e krizës aktuale
“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në krizë të thellë", shtoi Putin.
Presidenti rus deklaroi se marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë janë "përkeqësuar" sepse BE ka filluar një konfrontim gjeopolitik me Moskën.
“Por Rusia nuk dëshiron të izolohet dhe mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet mbi bazën e parimit të barazisë”, nënvizoi presidenti rus.
“Mes Rusisë dhe SHBA-së ka një fazë konflikti të nxehtë”, u shpreh zëvendësministri i Jashtëm i Moskës Ryabkov, duke paralajmëruar se në fakt jemi dëshmitarë të një lufte hibride, disa forma të së cilës janë të paprecedentë.
Moska thërret krerët e katër rajoneve të aneksuara ukrainase në këshillin rus të sigurisë dhe zhvillon bisedime me Minskun. Kremlini shprehet se parakushtet mungojnë për bisedimet me Ukrainën.
Lini një Përgjigje