
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron nisin sot vizitën në Kinë. Në bisedimet me presidentin Kinez ata do të do të kërkojnë që Pekini të mos furnizojë me armë Rusinë.
Macron dëshiron të luajë një kartë më personale me homologun e tij kinez, pasi tërhoqi kritika të ashpra për orë të tëra telefonatash të pafrytshme me Putinin vitin e kaluar, një përpjekje që dështoi për të ndaluar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.
Në çdo rast, duket e qartë për Presidentin francez se Kina është një nga pak vendet në botë që ka kapacitetin për të ndikuar në zhvillimin e konfliktit.
Kjo vizitë ka të bëjë gjithashtu me ekonominë dhe mënyrën sesi balancohen shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbi të gjitha si të zvogëlohet varësia e Evropës nga Kina. Ky projekt njihet në Bruksel si Zvogëlim i Rrezikut.
Kohët e fundit Unioni Evropian ka ashpërsuar tonet ndaj Kinës, por gjithmonë në masë më të ulëta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ky është një argument që vendet e Bashkimit Evropian mund ta përdorin në bisedimet me Presidentin Kinez, Xi Jinping.
Lini një Përgjigje