TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2024, 18:38

“Duhet armëpushim i menjëhershëm” Putin bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit për luftën në Gaza: Zgjidhja, krijimi i 2 shteteve

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet armëpushim i menjëhershëm” Putin bisedë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi me të cilin diskutoi kryesisht për situatën në Rripin e Gazës.

Presidenti i Egjiptit, theksoi përpjekjet e bëra nga ai për të arritur një armëpushim të menjëhershëm mes Hamasit dhe Izraelit ndërsa vlerësoi pozicionin e Rusisë në mbështetje të palestinezëve.

Gjithashtu edhe presidenti rus Putin, i cili prej 2022-it ka nisur një ofensivë ushtarake në Ukrainë, vlerësoi përpjekjet e Egjiptit për të rivendosur paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme ndërsa theksoi se të dy vendet bien dakord për nevojën e një armëpushimi, aksesin në ndihma humanitare dhe arritjen e një zgjidhje me krijimin e 2 shteteve.

Në fund të bisedës, al-Sisi e uroi Putinin për rizgjedhjen e tij si president i Rusisë duke i uruar sukses dhe prosperitet.

Lini një Përgjigje