
Përpara një takimi të Këshillit Evropian në Bruksel, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Gaza "nuk është vetëm një krizë humanitare", por "dështim i njerëzimit".
Ai shtoi se shpreson që këshilli "do t'i dërgojë një mesazh të fortë Izraelit, ku do t’i kërkojë që të ndalojë bllokimin e hyrjes së ushqimit në Gaza dhe të kujdeset për civilët.
Gjithashtu përpara takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres tha se është e domosdoshme që parimet e ligjit humanitar të mbështeten në Gaza.
"Ne duhet t'u përmbahemi parimeve në Ukrainë si në Gaza pa standarde të dyfishta. Ne jetojmë në një botë kaotike. Ne kemi një situatë të mosndëshkimit ku çdo qark apo çdo grup i armatosur mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, sepse nuk ka përgjegjësi. Ndërsa dënojmë sulmet terroriste të 7 tetorit dhe siç dënojmë shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare nga Hamasi, ne dënojmë gjithashtu faktin se jemi dëshmitarë të një numri viktimash civile në Gaza, që është e paprecedentë në kohën time si Sekretar i Përgjithshëm”, tha ai.
Borrell tha se këshilli sot do të miratojë konkluzionet që do të shkojnë "shumë më tej" nga ato të rënë dakord në tetor, kur ministrat bënë thirrje për pauza humanitare në Gaza.
Lini një Përgjigje