TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 11:18

Dronët rusë në Poloni, reagon ashpër Macron: Veprim i papranueshëm! 

Shkruar nga Pamfleti
Dronët rusë në Poloni, reagon ashpër Macron: Veprim i
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj depërtimit të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, gjatë një sulmi të kryer nga Rusia kundër Ukrainës.

Në një reagim në rrjete sociale, Macron e cilësoi ngjarjen si “thjesht të papranueshme” dhe dënoi ashpër veprimin e Moskës.

“Depërtimi i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake është i papranueshëm. E dënoj me fjalët më të ashpra. I bëj thirrje Rusisë që t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pamatur,” deklaroi Presidenti francez.

Macron theksoi se Franca qëndron në krah të Polonisë dhe aleatëve të saj.

“I përsëris popullit polak dhe qeverisë së tyre solidaritetin tonë të plotë. Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e Aleatëve,” shtoi ai, duke paralajmëruar se së shpejti do të zhvillojë një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Reagimi i Macron vjen në një kohë kur Polonia dhe NATO janë në gatishmëri të shtuar pas ngjarjes së ndjeshme, e cila shënon një precedent të ri në përshkallëzimin e tensioneve në lindje të Evropës.

 

dronet ruse ne poloni emmanuel macron

Lini një Përgjigje