TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 11:08

Dronët rusë në Poloni, reagon Moska: Nuk ka asnjë provë!

Shkruar nga Pamfleti

Dronët rusë në Poloni, reagon Moska: Nuk ka asnjë

Rusia ka reaguar për herë të parë ndaj incidentit të ndjeshëm që ndodhi në hapësirën ajrore të Polonisë, ku u rrëzuan disa dronë të paidentifikuar gjatë një sulmi rus në Ukrainën perëndimore.

I ngarkuari me punë i Rusisë në Poloni, Andrei Ordash, tha se autoritetet polake nuk kanë paraqitur asnjë provë që vërteton se dronët ishin me origjinë ruse.

Sipas burimeve diplomatike, Ordash është thirrur nga Ministria e Jashtme e Polonisë, si pjesë e reagimit zyrtar pas shkeljes së hapësirës ajrore të vendit, që çoi më pas në aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s nga ana e Varshavës.

Ky është reagimi zyrtar i Moskës, ndërsa vëmendja tashmë është e përqendruar tek qëndrimi që do të mbajë Kremlini në lidhje me incidentin dhe tensionet në rritje në krahun lindor të NATO-s.

Autoritetet ndërkombëtare dhe aleatët euroatlantikë kanë theksuar nevojën për verifikim dhe transparencë, ndërsa situata në kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s mbetet tepër e tensionuar.

Lini një Përgjigje