TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 09:28

Trump mohon akuzat e Katarit, distancohet nga bombardimi izraelit: Ishte tepër vonë për ta ndaluar

Shkruar nga Pamfleti

Trump mohon akuzat e Katarit, distancohet nga bombardimi izraelit: Ishte

Presidenti i SHBA Trump është i zemëruar nga sulmi izraelit në Doha. Ai u shpreh shumë i pakënaqur për çdo aspekt, ndërsa tha se nuk mundi dot ta ndalonte sulmin izraelit ndaj Katarit.

Teksa ka folur me gazetarët në Uashington mbrëmë, Trump tha se: “Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se vendimi për të sulmuar u mor nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe jo prej tij. Ai thekso ise në kohën kur administrata e tij ishte njoftuar për sulmin nga ushtria amerikane ishte tepër vonë për të ndaluar bombardimet.

Ai shtoi se bombardimi i njëanshëm i Katarit, të cilin e përshkroi si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara, nuk i avancoi qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Presidenti Trump deklaroi se kishte folur me Kryeministrin dhe Emirin e Katarit për t'i siguruar ata se një sulm i tillë nuk do të ndodhte përsëri në tokën e tyre.

Lini një Përgjigje