Një burim i NATO-s i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se aleanca nuk po e konsideron si sulm hyrjen e disa dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.
Sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për një inkursion të qëllimshëm të gjashtë deri në dhjetë dronëve.
Burimi theksoi se kjo ishte hera e parë që avionët e NATO-s janë angazhuar për të përballuar një kërcënim potencial në hapësirën ajrore të aleatëve. Sistemet raketore Patriot, të vendosura në rajon, kanë arritur të zbulojnë objektet përmes radarëve, por nuk kanë hapur zjarr.
Në operacionin e zhvilluar gjatë natës morën pjesë avionë luftarakë F-16 të Polonisë, avionë F-35 të Holandës, një avion vëzhgues Aëacs i Italisë, si dhe avionë të furnizimit në ajër të menaxhuar në mënyrë të përbashkët nga NATO.
Ushtria polake njoftoni se operacioni për përgjigjen ndaj dronëve rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës ka përfunduar me sukses.
Sistemete e mbrojtjes ajrore janë rikthyer në aktivitetet standarde, ndërsa situata në hapësirën ajrore është aktualisht nën kontroll.Në një deklaratë të bërë për platformën X, ushtria theksoi se “Operacionet e aviacionit polak dhe aleat lidhur me shkeljet e hapësirës ajrore polake kanë përfunduar.
Kërkimi dhe lokalizimi i vendeve të mundshme të rrëzimit të objekteve që kanë shkelur hapësirën ajrore vazhdojnë.”
Ushtria falenderoi gjithashtu Komandën Ajrore të NATO-s dhe Holandën për vendosjen e avionëve luftarakë F-35 në misionin e garantimit të sigurisë në qiellin polak.
Për sigurinë e qytetarëve, ushtria bëri thirrje që në rast se vëzhgohen objekte të panjohura ose mbeturina të tyre, qytetarët të mos i afrohen, të mos i prekin ose të mos i lëvizin.
Elementët e tillë mund të përbëjnë rrezik dhe përmbajnë materiale të dëmshme, ndaj duhet të trajtohen vetëm nga shërbimet përkatëse.
Ndërkohë, policia polake raportoi se ka gjetur një dron të dëmtuar në Czosnówka, një fshat në Poloninë lindore, rreth 40 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, në orën 5:40 të mëngjesit (4:40 BST). “Ne kemi njoftuar shërbimet përkatëse. Procedurat janë duke vazhduar,” tha policia e rajonit të Lublinit në një postim në X.
Lini një Përgjigje