TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2024, 21:53

Dhunohet lideri opozitar në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet lideri opozitar në Serbi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se nuk i ka edhe aq mirë punët për momentin në Serbi. Protestat dhe tensionet që zgjasin me javë për një sërë çështjesh janë pasur dje nga një incident i rëndë gjatë të cilit është rrahur liderin opozitar serb, Dragan Djilas.

Situata shpjegohet në mënyrën më të pabesueshme: Djilas ka dashur të ndalojë vendosjen e disa posterave kundër tij nga aktivistë të partisë së Aleksander Vuçiç dhe përplasja ka përfunduar në rrahjen e tij.

Personi kryesor i incidentit, Luka Petroviç, sekretari për Investimet në Bashkinë e Beogradit ka deklaruar në një dalje televizive, se ishte Djilas që e qëlloi i pari pasi pa se posterat mbanin emrin e tij dhe epitetin “hajdut”.

Kështu është shprehur edhe kryeministri Milos Vuçeiviç sipas të cilit ka qenë Djilas që ka sulmuar aktivistët. Ky është një episod i rëndë që i shtohet klimës së ngarkuar politike në Serbi.

Lini një Përgjigje