TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2024, 21:11

Pamje të rënda/ Makina futet përmes turmës me njerëz, publikohet video e sulmit terrorist në Gjermani!

Shkruar nga Pamfleti

Pamje të rënda/ Makina futet përmes turmës me njerëz,

Gjermania është tronditur nga një sulm terrorist mbrëmjen e sotme. Një refugjat sirian i arrestuar tashmë nga policia është futur me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe ka marrë përpara turmat e njerëzve që ndodheshin aty.

Nga videon e publikuar të sulmit, duken qartë pamjet e tmerrshme kur makina futet përmes turmës së njerëzve dhe i merr përpara. Disa fluturojnë në ajër disa shtypen për tok, ndërsa të tjerë të shokuar vrapojnë të gjejnë një vend për t’i shpëtuar masakrës.

Pas sulmit njerëzit shihen të shtrirë përtokë në pritje të ndihmës mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e sulmit, por sipas të gjitha shanseve duket se ka lidhje me pezullimin që Gjermania i bëri aplikimeve për azil të sirianëve, pas rënies së regjimit të Asdit.

 

Lini një Përgjigje