
Një makinë është futur në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe ka marrë përpara turmat e njerëzve.
Një sulm terrorist është regjistruar në Magdeburg në Gjermani, pak para Krishtlindjeve! Një makinë është futur në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe ka marrë përpara turmat e njerëzve.
Sulmi mësohet se ka ndodhur në orën 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët. Shoferi është arrestuar menjëherë pas incidentit. Ndërkohë që sipas policisë së Magdeburgut, të paktën 2 persona kanë vdekur në sulm dhe 60 deri në 80 persona thuhet se janë lënduar.
At least 3 dead Germans at the Christmas market in #Magdeburg after a man breaks through anti-terror bollards with his car and crashes into the crowd. Allegedly it's a Syrian.
— Martin Sellner (@Martin_Sellner) December 20, 2024
Has Germany had another terrorist attack at the end of 2024? pic.twitter.com/07kq0rmErK
Sipas dëshmitarëve okularë dhe videove të rastit, shihet që makina ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë dhe i ka marrë përpara. Pasi makina kalon mbi njerëz turma vijon të largohet e trembur nga pazari.
#Magdeburg
— defusen (@bisschendefusen) December 20, 2024
2014 nahm alles seinen Anfang, Danke Merkel... pic.twitter.com/Tqwv9LcyO5
Pas incidentit, tregu i Krishtlindjeve u mbyll në mbrëmje, organizatorët bënë thirrje që njerëzit të largoheshin nga qendra e qytetit.
Autori është arrestuar dhe mësohet se është një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sulmit, megjithëse dyshohet se kemi të bëjmë me një akt terrorist.
Lidhur me sulmin terrorist ka reaguar edhe kancelari Olaf Scholz, i cili ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë diçka të keqe. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, shkroi ai në platformën “X”.
Lini një Përgjigje