
Është rënduar bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Gjermani. Mësohet se shifra ka shkuar në 2 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Bilanci mund të përkeqësohet në orët në vazhdim për shkak të numrit të madh të të plagosurve.
Lidhur me sulmin terrorist ka reaguar edhe kancelari Olaf Scholz, i cili ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë diçka të keqe. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, shkroi ai në platformën “X”.
Die Meldungen aus Magdeburg lassen Schlimmes erahnen.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 20, 2024
Meine Gedanken sind bei den Opfern und ihren Angehörigen. Wir stehen an ihrer Seite und an der Seite der Magdeburgerinnen und Magdeburger. Mein Dank gilt den engagierten Rettungskräften in diesen bangen Stunden.
Kujtojmë se rreth orës 19:04 një 50-vjeçar nga Arabia Saudite, arrestuar tashmë nga policia është futur me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe ka marrë përpara turmat e njerëzve që ndodheshin aty.
Lini një Përgjigje