TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 19:47

Detaje të reja nga sulmi në Pragë: Si dështoi policia çeke, ndoqi autorin por ngatërroi auditorin

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sulmi në Pragë: Si dështoi policia

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga sulmi që ndodhi në universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar ka ekzekutuar mbi 15 persona dhe la 30 të plagosur.

Mediat çeke bëjnë me dije se policia ishte vënë në ndjekje të autorit, pasi kishin konstatuar se kishte vrarë të atin e tij brenda në banesë.

Dyshimet e policisë ishin se ai mund të kryente vetëvrasje pas aktit të rëndë, teksa i ishin vënë pas duke shkuar në Universitet.

Policia u drejtua në një sallë auditori, ku autori do duhej të ishte për të ndjekur mësimin pasi ishte studente në këtë Universitet por, i riu është futur në një tjetër sallë, duke u shpëtuar kështu efektivëve.

Raportohet se më pas ai është ngjitur në katin e katërt të godinës ku ka hapur zjarr.

auditor sulm prange

Lini një Përgjigje