
Praga u trondit nga një sulm pasditen e sotme, ku një 24 vjeçar filloi të qëllojë me pushkë në Fakultetin e Artëve dhe qëlloi studentët në katin e dytë dhe të tretë. Si pasojë e sulmit mbetën të vdekur të paktën 15 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.
Disa studentë kanë treguar tmerrin që përjetuan gjatë momentin të sulmit, ku u shprehën se ishte momenti më i tmerrshëm i jetës së tyre.
“Na evakuuan të gjithëve, ishte shumë e frikshme. Kudo kishte policë me automatikë. Ata na thanë të vrapojmë jashtë”, ka dëshmuar përvojën e tmerrshme një nga studentët e Universitetit të Arteve.
Ndërsa një student tjetër e përshkoi momentin e tmerrit duke thënë se “Për pak na qëlloi. Kam frikë se aty kanë mbetur edhe disa vajza të vitit të dytë”.
“Unë jam ulur nën një tavolinë aty pranë dhe nuk kam kuptuar asgjë”, tha një tjetër studente.
Sipas mediave të Republikës Çeke, pak orë para ngjarje është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.
Kujtojmë se autori dyshohet se pas sulmit ka kryer vetëvrasje.
Lini një Përgjigje