TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2026, 13:58

Bordi i Paqes, Gjermania kundër Trump: Një botë ku vlen vetëm pushteti, ka vetëm rrezik!

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Gjermania kundër Trump: Një botë ku vlen
Kancelari gjerman Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje Evropës të ripërtërijë besimin e saj në NATO pasi kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës destabilizuan aleancën, duke paralajmëruar për një rend botëror në ndryshim në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror.

"Nuk duhet të heqim dorë nga NATO," tha ai të enjten. "Ne duhet të riparojmë besimin mbi të cilin është ndërtuar aleanca. Evropa e di sa e çmuar është ajo, ne besojmë fuqimisht se mund të jetë avantazhi më i fortë konkurrues i SHBA-së."

Pas një jave kaosi diplomatik të shkaktuar nga kërkesat e Trump që SHBA-të të blejnë Groenlandën dhe kërcënimet e tij për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të tij evropianë, Merz përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Danimarkën dhe Ishullin Arktik.

Merz u ka bërë thirrje evropianëve që të përshtaten shpejt me dinamikën e ndryshuar të fuqisë politike në botë, teksa nuk tha asnjë fjalë për Bordin e Paqes, që Gjermania e refuzoi.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë një epokë të re, një epokë që shtrihet shumë përtej kësaj lufte agresioni, tha Kancelari në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) sheh një ndryshim rrënjësor edhe në politikën e jashtme të aleatit më të rëndësishëm Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara.

"Bota aktualisht po dëshmon një riorganizim rrënjësor të politikës së jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së”, tha Merz të enjten në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.  Një botë e re fuqish të mëdha po lind, “bazuar në pushtet, në forcë dhe  nëse vjen puna deri këtu– edhe në dhunë”, shtoi ai.

“Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm”. Kjo vlen “së pari për shtetet e vogla, pastaj për fuqitë e mesme dhe në fund të fundit për ato të mëdha”.

Kancelari bëri thirrje që të merret fati në dorë dhe të mos lejohet të bëhemi shah i fuqive të mëdha.

“Ne nuk jemi të pafuqishëm në mëshirën e këtij rendi të ri botëror”, theksoi Merz. “Ne kemi një zgjedhje”. Merz foli për rolin e Gjermanisë në këtë epokë të re, duke theksuar, se Gjermania dëshiron të luajë një “rol kyç” në mbrojtjen e një rendi botëror të bazuar në rregulla.

Merz kërkon partneritet të barabartë me SHBA

Në fjalën e tij, kancelari gjerman, një transatlantist i bindur, iu referua edhe marrëdhënies transatlantike.

Ai u shpreh, se partneriteti midis SHBA-së dhe Evropës duhet të bazohet në barazi: “Autokracitë mund të kenë të nënshtruar, demokracitë kanë partnerë dhe miq të besueshëm”.

Forca më e madhe rrjedh nga aftësia për të formuar partneritete dhe aleanca të ndërtuara mbi besimin dhe respektin e ndërsjellë, theksoi Merz pa e përmendur drejtpërdrejt vendin për të cilin po i referohej me kritikat e tij. Kancelari Friedrich Merz i ka paralajmëruar SHBA-të se duhet të bashkëpunojnë më drejt me partnerët e tyre evropianë.

Por “pavarësisht gjithë frustrimit dhe zemërimit të muajve të fundit, le të mos heqim dorë para kohe nga partneriteti transatlantik”, tha ai. Në dritën e tensioneve në rritje me SHBA-në, Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka bërë thirrje për shpëtimin e partneritetit transatlantik.

 

bordi i paqes gjermania kundër trump

Lini një Përgjigje