TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2026, 13:58

Çfarë po ndodh me trenat në Spanjë? I treti aksident hekurudhor brenda javës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me trenat në Spanjë? I treti aksident

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident hekurudhor në Cartagena, Spanjë, ditën e sotme, 22 janar, duke shënuar incidentin e tretë hekurudhor në vend brenda më pak se një jave.

Sipas mediave të huaja, një tren pasagjerësh në linjën Cartagena – Los Nietos është përplasur me një vinç në zonën Alumbres, në rajonin e Murcias. Të paktën tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar përfundimtar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në segmentin hekurudhor mes Alumbres dhe La Unión, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas dy aksidenteve të rënda hekurudhore në Spanjë. Të dielën mbrëma, një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tjetër, aksident nga i cili humbën jetën 43 pasagjerë. Vetëm dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi një tren rajonal, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe vdekjen e makinistit.

Sipas mediave lokale, banorët e zonës së Alumbres kishin paralajmëruar prej kohësh për rrezikun në këtë pjesë të linjës hekurudhore, ku shpesh mungon sinjalizimi dhe njoftimi për mbërritjen e trenave.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të sotëm, ndërsa siguria në transportin hekurudhor është kthyer në një çështje shqetësuese në vend.

aksident hekurudhor spanje i treti

Lini një Përgjigje