TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2023, 17:50

Blinken dhe Sullivan presin në Uashington ministrin izraelit, në fokus gjetja e një zgjidhje për konfliktin në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Blinken dhe Sullivan presin në Uashington ministrin izraelit, në fokus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, do të takojnë ministrin izraelit për çështjet strategjike Ron Dermer këtë pasdite për të diskutuar krizën në Gaza dhe kthimin e pengjeve.

Takimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë të zbutur që bën thirrje për përshpejtimin e menjëhershëm të ndihmave për civilët në Gaza, por pa thirrjen fillestare për një "pezullim urgjent të armiqësive" midis Izraelit dhe Hamasit.

Abstenimi i SHBA në votimin përfundimtar shmangi një veton të dytë amerikane ndaj një rezolute të Gazës.

Ndërkohë nga ana tjetër, pavarësish presionit ndërkombëtar në rritje Izraeli është shprehur i vendosur për të vazhduar sulmin ndaj Hamasit në Gaza.

blinken gaza hamasi

Lini një Përgjigje