TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2026, 19:29

Bisedimet Uashington-Teheran, zyrtari iranian: Mund të ndalojmë pasurimin e uraniumit për disa kohë, por jo ta zerojmë!

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet Uashington-Teheran, zyrtari iranian: Mund të ndalojmë
Ministri i Jashtëm Badr al-Busaidi takohet me të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Gjenevë [Handout/Ministria e Jashtme e Omanit nëpërmjet AFP]

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë Al Jazeera-s se propozimi i tyre gjatë bisedimeve indirekte në Gjenevë u përqendrua kryesisht në heqjen e sanksioneve amerikane dhe në trajtimin e shqetësimeve të SHBA-së.

Ai theksoi se sa i takon pasurimit të uraniumit, ata janë të gatshëm të bëjnë një pauzë të menjëherëshme për një kohë të caktuar, por jo heqjen dorë prej saj.

"Propozimi ynë për një zgjidhje përfshin pista dhe të dhëna teknike dhe praktike që vërtetojnë se ne nuk duam një armë bërthamore. Propozimi ynë konfirmon se pasurimi ynë i uraniumit është një e drejtë sovrane dhe ofron një ngrirje të përkohshme të pasurimit për një periudhë të kufizuar. Propozimi ynë për një zgjidhje në Gjenevë nuk përfshin asnjë ide në lidhje me sistemet tona raketore dhe programet e mbrojtjes. Parimi i zerosjes së pasurimit përgjithmonë, çmontimit të objekteve bërthamore dhe transferimit të rezervave të uraniumit refuzohet plotësisht", tha zyrtari.

Zyrtari pohoi se propozimi i tyre përfshinte uljen e rezervave të uraniumit në nivele të ulëta pasurimi nën mbikëqyrjen e IAEA-s dhe përfshinte një aspekt të arritjes së interesave të përbashkëta, veçanërisht në dimensionin ekonomik.

"Propozimi ynë në Gjenevë është politikisht serioz dhe teknikisht krijues dhe përfshin gjithçka që nevojitet për të arritur një marrëveshje menjëherë", shtoi ai.

shba iran

Lini një Përgjigje