TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2023, 22:42

Biseda telefonike Zelensky-Xi shqetëson Kremlinin: Nuk ka gjasa që thirrja për paqe e Kinës të miratohet nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Biseda telefonike Zelensky-Xi shqetëson Kremlinin: Nuk ka gjasa që

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova duke komentuar telefonatën Xi Jinping – Zelensky, është shprehur se Kievi nuk ka gjasa të vlerësojë thirrjet për paqe të Pekinit.

"Ne kemi marrë parasysh gatishmërinë e Kinës për të bërë përpjekje për të nisur një proces negociues. Mund të shohim se qasjet tona themelore janë në përputhje me dokumentin e pozicionit që Ministria e Jashtme kineze publikoi më 24 shkurt. Deri më tani, regjimi i Kievit ka hedhur poshtë të gjitha nismat e arsyeshme që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për krizën ukrainase", tha ajo.

Diplomatja vuri në dukje se autoritetet ukrainase dhe sponsorët e tyre perëndimorë e kishin bërë tashmë të qartë se si mund të vendosnin iniciativat e paqes në prapavijë, gjë që sipas tyre nuk mund të pranohet.

"Atyre u duhesh vetëm Marrëveshja e Minskut për të blerë kohë dhe për të rritur aftësitë sulmuese. Në pranverën e vitit 2022, ata papritmas hodhën poshtë marrëveshjet e paqes që palët do të arrinin me iniciativën e Kievit. Zelensky madje nënshkroi një ligj për të ndaluar çdo bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin, kështu që kukullat e Uashingtonit nuk kanë gjasa të vlerësojnë asnjë thirrje për paqe”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Kujtojmë se presidentët e Kinës dhe Ukrainës zhvilluan një bisedë telefonike më herët të mërkurën. Zelensky tha në Twitter se telefonata kishte qenë "e gjatë dhe kuptimplotë". Ai komunikoi për herë të fundit me udhëheqësin kinez në fillim të janarit 2022.

kremlini biseda zelensyk-xi rusia

Lini një Përgjigje