
Sanksionet ekzistuese ndaj familjes së Prigozhinit, ndërkohë, kanë imponuar disa kosto: vajzat e shefit të grupit Wagner nuk janë më në gjendje të shijojnë pushimet në Mesdhe...
Yevgeny Prigozhin është një oligark rus i cili llogaritet të ketë një pasuri neto prej 1 miliard dollarësh. Ai është i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin dhe drejton një rrjet kompanish të ndryshme, përfshirë dhe organizatën paraushtarake Wagner Group
Prigozhin ka pasur një histori suksesi në jetën e tij personal, pasi nga një shitësi hot-dog-shë, arrit të bëhej një nga oligarkët dhe njerëzit më me influencë në Rusi.
Duke pasur parasysh shqyrtimin intensiv me të cilin Prigozhin është përballur vitet e fundit, ka pasur çuditërisht pak vëmendje për familjen e tij të ngushtë. Deri disa ditë përpara pushtimit të Ukrainës, vetë fëmijët e Prigozhin ishin në gjendje të lëviznin lirshëm nëpër BE, duke shijuar një jetë luksoze ndërkombëtare, edhe pse babai i tyre dhe kompanitë e tij ishin nën sanksionet perëndimore që nga viti 2016.
Megjithatë, ndryshe nga shumë manjatë rusë të mbështetur nga Kremlini, të afërmit e të cilëve jetojnë vetëm nga pasuritë e tyre, qeveritë perëndimore besojnë se anëtarët e familjes së Prigozhin kanë luajtur për vite një rol aktiv në bizneset e tij të shumta.
Prigozhin shpesh herë ka kritikuar "tradhtarët" në elitat ruse, të cilët, sipas tij jetojnë jashtë vendit, bëjnë pushime jashtë vendit dhe rrisin fëmijë jashtë vendit.
Por deri vitin e kaluar, ky është lloji i stilit të jetesës që disa nga anëtarët e familjes së tij pëlqeni dhe bënin; me kërcime e shfaqje luksoze dhe sporte të shtrenjta që frekuentohen vetëm nga fëmijët e miliarderëve të teknologjisë amerikane dhe aristokratëve evropianë.
Më 20 shkurt të vitit të kaluar, katër ditë para pushtimit një adoleshente ruse me flokë bjonde konkurroi në një garë amatore për kuaj në resortin mesdhetar të Oliva, afër Valencias në Spanjë. Vajza ishte Veronika Prigozhina, më e vogla nga dy vajzat e Prigozhinit. Ajo hipi në një kalë gri të quajtur “Dithara” dhe përfundoi e katërta, duke fituar një çmimin prej 50 €.
Të dhënat e përpiluara nga Federata Ndërkombëtare për Sportet e Kuajve (FEI), organi drejtues i kuajve, tregojnë se si nga viti 2014, Veronika dhe Polina, vajza e madhe e Prigozhinit, konkurruan jashtë Rusisë në qindra gara me kuaj në Gjermani, Francë, Portugali, Itali, Belgjikë dhe Spanjë me kuaj nga më të shtrenjtët në botë; pronësia e të cilëve ishte mister pasi ndryshonte vazhdimisht, por që dyshohej se ishin të familjes Progizhin.
Familja e ngushtë e Prigozhin nuk janë thjesht përfitues pasivë të pasurisë së tij. Vitin e kaluar, SHBA-të thanë se Polina, djali i tij Pavel dhe gruaja e tij Lyubov luajnë role të ndryshme në ndërmarrjen e biznesit të Prigozhin, të cila përfiton nga statusi i tij i favorizuar brenda elitës ruse.
Të dhënat e korporatave ruse tregojnë se fëmijët e Prigozhin kanë mbajtur të gjithë aksione në kompanitë e babait të tyre dhe se aksionet shpesh shkëmbehen mes tyre.
Në vitin 2019, Polina u bë aksioner në një kompani ruse të quajtur “Lakhta Plaza”, të cilën Thesari i SHBA do ta vendoste nën sanksione në mars 2022. Lakhta Plaza, e cila tani është nën kontrollin e Pavel, sipas dosjeve të korporatave, ka ndarë një auditor dhe numër telefoni me kompanitë ruse që kanë dërguar pajisje të rënda industriale në kompanitë e minierave dhe prerjeve në Afrikë, të cilat më vonë u sanksionuan nga SHBA-ja dhe BE-ja se ishin pasuri të Wagner.
BE shpresonte të kompensonte kohën e humbur duke vendosur sanksione vitin e kaluar ndaj anëtarëve të familjes së Prigozhin. Por këto sanksione kanë rezultuar të jenë më pak të forta nga sa pritej fillimisht.
Wagner nuk ekziston si një entitet i vetëm i inkorporuar, por në vend të kësaj si një rrjet i përhapur kompanish ndërvepruese me shkallë të ndryshme afërsie me grupin e tij Concord. Struktura e fshehtë ka paraqitur një sfidë për qeveritë perëndimore në përpjekjen për të kufizuar operacionet e tij.
Sipas apelit kundër sanksioneve të BE-së nga nëna e Prigozhin, përfshirja e saj e vetme në biznesin e djalit të saj ishte kur ajo zotëronte aksione në Concord Management and Consulting nga viti 2008 deri në 2017 dhe, sipas saj, ajo nuk kishte ndikim mbi kompaninë gjatë kësaj kohe. Por pavarësisht kësaj disa dokumente tregojnë se nëna e Priogozhin është e përfshirë si aksionere në shumë kompani të djalit të saj të cilat janë të vështira për tu gjurmuar.
Ndërkohë vetë Prigozhin vazhdon të kundërshtojë përpjekjet perëndimore për ta ndëshkuar atë për aktivitetet e Wagner. Në një përgjigje ndaj një artikulli të fundit të FT në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit dhe shmangien e sanksioneve, ai shkroi në kanalin Concord Telegram: "Unë pështyj dhe do të pështyj mbi çdo sanksion".
Sanksionet ekzistuese ndaj familjes së Prigozhinit, ndërkohë, kanë imponuar disa kosto: vajzat e shefit të Wagner nuk janë më në gjendje të shijojnë pushimet në Mesdhe.
Kuajt me të cilët konkurruan nuk janë shfaqur në garat ndërkombëtare të kërcimit që nga pushtimi pasi tani bien nën një ndalim të plotë të regjistrimit rus. Në mars 2022, FEI ndaloi kalorësit rusë ose bjellorusë të shfaqeshin në garat e saj.
Me familjen e tij tashmë të kufizuar në Rusi, ka shenja se Prigozhin po krijon mënyra të reja për t'iu shmangur sanksioneve. Veronika, vajza më e vogël që mbushi 18 vjeç në mars, tani është i vetmi anëtar i familjes së tij të ngushtë që nuk është nën sanksionet perëndimore, një fakt që familja Prigozhin duket se e ka përfituar. Të dhënat e korporatave ruse tregojnë se në fund të vitit të kaluar Veronika u bë pronare e një kompanie që kontrollon një hotel në Shën Petersburg.
Ndërkohë nëna e tij Violetta ka vazhduar të ekspozojë pikturat e saj në vaj në galerinë e saj. Dhjetorin e kaluar, ndërsa forcat Wagner po bombardonin Bakhmutin, ajo hapi një ekspozitë të re për rëndësinë e ruajtjes së monumenteve kulturore.
Një nga veprat në koleksionin e saj titullohej "Palmyra në 2022", një peizazh i qytetit të lashtë të shkretëtirës siriane, antikitetet e të cilit u shkatërruan në mënyrë të famshme nga ISIS. Qyteti u mor nga grupi islamik nga trupat ruse, duke përfshirë luftëtarët Wagner dhe u bë një nga bazat kryesore të huaja për mercenarët e djalit të saj.
Në një deklaratë për shtyp për shfaqjen, e cila u quajt “Ruaj, Mos Shkatërro”, Violetta falënderoj të gjithë familjen e saj për krijimin e ekspozitës/Përshtati “Pamfleti” nga “Financial Times”
Lini një Përgjigje