
Shtëpia e Bardhë tha se mirëpriti lajmin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, komunikimi i parë mes tyre që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.
Por pavarësisht kësaj SHBA u shpreh skeptike lidhur me faktin nëse telefonata mund të çojë në arritjen e paqes apo një marrëveshjeje armëpushimi mes palëve.
"Ne e mirëpresim lajmin se pati një telefonatë midis Presidentit Xi dhe Presidentit Zelensky. Ne mendojmë se kjo është një gjë e mirë. Ne kemi thënë për shumë kohë se besojmë se është e rëndësishme që presidenti Xi dhe zyrtarët e PRC të përfitojnë nga Perspektiva e Ukrainës për këtë pushtim të paligjshëm dhe të paprovokuar nga Rusia. Nëse kjo do të çojë në një lloj lëvizjeje apo plani apo propozimi kuptimplotë paqeje, është e vështirë për tu thënë tani”, u tha gazetarëve John Kirby, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike.
I pyetur nëse Kina mund të ndihmojë ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje, Kirby përsëriti se ajo duhet të jetë sipas kushteve të Zelensky, duke thënë se një marrëveshje nuk do të jetë "e qëndrueshme apo e besueshme nëse ukrainasit dhe personalisht presidenti Zelensky nuk e mbështet atë.
Lini një Përgjigje