TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2023, 21:26

Pretendon se Donald Trump e ka përdhunuar, ish-gazetarja pritet të dëshmojë para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Pretendon se Donald Trump e ka përdhunuar, ish-gazetarja pritet të

Procesi gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump lidhur me pretendimin e ish-gazetares E. Jean Carroll se ai e përdhunoi gati 30 vjet më parë po vazhdon në Nju jork.

E. Jean Carroll pritet të japë të mërkurën dëshminë e saj para jurisë lidhur me akuzat se zoti Trump e përdhunoi në dhomat e ndërrimit të një dyqani luksoz veshjesh. Procesi gjyqësor nisi dje dhe në një deklaratë hapëse avokatja e ish-gazetares, Shawn Crowelez tha se zonja Carroll pritet të dëshmojë para jurisë se ajo që ndodhi në pak minuta në vitin 1996 "ia ndryshoi jetën përgjithmonë”.

E mbushur me frikë dhe turp, ajo heshti për dekada. Megjithatë, përfundimisht, heshtja u bë e pamundur. Presidenti i atëhershëm përdori platformën më të fuqishme në botë për të gënjyer për atë që kishte bërë, për të sulmuar integritetin e zonjës Carroll dhe për të fyer paraqitjen e saj," tha avokatja Crowley, duke shtuar se kur zonja Carroll e theu atë heshtje në libër autobiografik në vitin 2019.

Ish presidenti Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk ka përjashtuar mundësinë e dhënies së dëshmisë, është shprehur se zonja Carroll ishte një “e marrë” që sajoi akuzat për përdhunim për të shitur një autobiografi të saj. Avokati i tij mbrojtës, Joe Tacopina u tha të martën anëtarëve të jurisë se historisë së saj i mungon besueshmëria dhe faktet nuk e mbështesin atë.

Avokati i Trump e akuzoi zonjën Carroll se ka ngritur pretendimet për të përfituar para dhe për arsye politike dhe i kërkoi jurisë së përbërë kryesisht nga anëtarë demokratë të Nju Jorkut, të lënë mënjanë armiqësinë që mund të kenë ndaj ish-presidentit republikan.

“Mund ta urreni zotin Trump. Por për ta shprehur këtë ka një kohë dhe vend të caktuar. Quhen zgjedhje dhe kuti votimi. Nuk mund ta shprehni këtu në një sallë gjyqi, ku mbizotëron ligji”, u tha zoti Tacopina anëtarëve të jurisë.

Gjyqi vjen një muaj pasi zoti Trump deklaroi pafajësinë në një çështje penale që lidhet me pagesat e bëra në këmbim të heshtjes lidhur me akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra. Gjyqi po mbahet në një gjykatë civile federale, që do të thotë se pavarësisht nga rezultati, zoti Trump nuk rrezikon të shkojë në burg. Carroll kërkon dëmshpërblim financiar, pa përcaktuar shumën dhe tërheqjen e deklaratave të zotit Trump të cilat ajo thotë se i dëmtuan rëndë integritetin.

shba akuzat trump përdhunim

Lini një Përgjigje