TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 17:18

Biden optimist për kundërofensivën ukrainase: Presim rezultate pozitive së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

Biden optimist për kundërofensivën ukrainase: Presim rezultate

Presidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Rishi Sunak, u shpreh se vendet perëndimore kanë bërë të pamundurën për të përgatitur Ukrainën për kundërsulmin e saj ndaj Rusisë. Ai shtoi se Uashingtoni është optimist dhe se pret rezultate pozitive shumë shpejtë.

Ne kemi bërë gjithçka që mundemi kolektivisht dhe mbështetja do të vazhdojë”, tha presidenti amerikan i pyetur nëse ndihma ushtarake për Kievin do të vazhdonte me nisjen e kundërofensivës nga Ukraina.

Biden shtoi se në situatën në zhvillim ata janë shumë optimistë nga bisedimet e kryera me palën ukrainase.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA dhe aleatët e saj synojnë t’i ofrojnë ndihmë Kievit për të garantuar “siguri afatgjatë” në botë.

Kujtojmë se prej disa ditësh flitet se Ukraina ka nisur kundërofensivën, por ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Kievi lidhur me të.

 

biden kundërofensiva ukrainase.

Lini një Përgjigje