
Ish-presidenti Donald Trump ka pranuar në një takim të vitit 2021, të regjistruar me audio, se ai kishte ruajtur informacione "sekret" ushtarake që nuk i kishte deklasifikuar.
“Si president, mund të kisha deklasifikuar, por tani nuk mundem”, thotë Trump, sipas transkriptit të publikuar nga CNN.
Trump u padit të enjten për shtatë pika në hetimin e prokurorit special Jack Smith për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara. Detajet nga aktakuza nuk janë bërë publike, kështu që nuk dihet nëse ndonjë nga shtatë pikat i referohet takimit të regjistruar të vitit 2021. Megjithatë, kaseta është domethënëse sepse tregon se Trump kishte dijeni që të dhënat që kishte marrë në Mar-a-Lago pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë ishin ende të klasifikuara.
Ndërkohë publikisht, Trump ka pohuar të kundërtën duke thënë se të gjitha dokumentet që ai solli me vete në rezidencën e tij në Florida janë të deklasifikuara dhe se prokurorët po tentojnë të prishin fushtëne tij presidenciale të 2024.
CNN raporton se regjistrimi audio fillimisht i takimit të Trump në vitin 2021, ishte marrë nga dy persona që po punonin për autobiografinë e ish-shefit të shtabit të Trump, Mark Meadows.
Transkripti i regjistrimit audio sugjeron që Trump po ua tregon dokumentin që flitet në përgjim, personave të cilët ishin në dhomë. Disa burime i kanë thënë CNN se regjistrimi kap tingujt e shushurimës së letrës, sikur Trump të tundte dokumentin përreth, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte dokumenti aktual i Iranit.
“Sekreti. Ky është informacion sekret. Shikoni, shikoni këtë. Kjo u bë nga ushtria dhe më dha mua”, thotë Trump në një moment, sipas transkriptit.
Trump po ankohej në takim për Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Mark Milley. Takimi ndodhi pak pasi The New Yorker publikoi një histori nga Susan Glasser, duke detajuar se si, në ditët e fundit të presidencës së Trump, Milley udhëzoi Shefat e Përbashkët të siguronin që Trump të mos lëshonte urdhra të paligjshëm dhe që ai të informohej nëse kishte ndonjë shqetësim.
"Epo, me Milley, më lejoni ta shoh atë, unë do t'ju tregoj një shembull. Ai tha se doja të sulmoja Iranin. A nuk është kjo e mahnitshme? Unë kam një grumbull të madh letrash, kjo gjë sapo doli. Shikoni. Ky ishte ai. Ata ma prezantuan këtë, ma paraqitën këtë. Ky ishte ai. Ky ishte Departamenti i Mbrojtjes. Të gjitha llojet e gjërave – faqe të gjata, shikoni. Prisni një minutë, le të shohim këtu. Sapo gjeta, a nuk është e mahnitshme? Kjo e fiton plotësisht çështjen time, e dini. Përveçse është si, shumë konfidenciale. Sekret. Ky është informacion sekret. Shiko, shiko këtë”, dëgjohet të thotë Trump në Transkript.
Prokurorët federalë kanë hetuar Trump për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara të dërguara në Mar-a-Lago dhe pengimin e hetimit. Ndërkohë që avokati i Trump tha se ish-presidentit iu dha një thirrje nga Departamenti i Drejtësisë për t'u paraqitur në gjykatë të martën në Florida jugore.
Lini një Përgjigje