TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 12:05

Presidenti Erdogan "thyen rregullat", emëron një grua në krye të Bankës Qendrore

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Erdogan "thyen rregullat", emëron një grua
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore.

Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.

Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi, raporton REL.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar.

Ministër i Financave është emëruar, Mehmet Simsek.

Simsek – i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara – njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit.

Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu.

Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind.

Më 2021, norma ka arritur në 19 për qind.

Shkalla e inflacionit ka rënë nën 40 për qind në Turqi, në maj, për herë të parë në 16 muaj.

recep tayyip erdogan emëron një grua në krye të bankës qendrore

Lini një Përgjigje