TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 09:59

Tronditet Italia! Vjehrri vret nusen e djalit dhe dhëndrin 29-vjeçar, dyshonte se kishin lidhje bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Italia! Vjehrri vret nusen e djalit dhe dhëndrin

Italia është tronditur nga një tjetër krim i rëndë në familje, teksa raportohet se, një 44-vjeçar ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.

Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament, raportojnë mediat italiane.

Në lidhje me këtë krim është vetëdorëzuar në polici 44-vjeçari, Raffaele Caiazzo, ndërsa pas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë është bërë një lidhje e mundshme dashurie mes dy viktimave.

Luigi Cammisa, i vrarë nga vjehrri në Sant'Antimo, ishte i martuar me vajzën e Caiazzo-s.

Lidhja e tyre filloi në vitin 2012 dhe çifti kishte dy fëmijë, 2 dhe 7 vjeç. Cammisa sapo kishte dalë nga shtëpia dhe do të shkonte në punë kur u vra.

 

tronditet italia! vjehrri vret nusen e djalit dhe dhëndrin

Lini një Përgjigje