Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka marrë pjesë në një takim dypalësh me presidentin amerikan Joe Biden në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan u hutua për titullin e kryeministrit britanik kur dyshja u takuan në Shtëpinë e Bardhë. Biden e mirëpriti Sunak si “Zoti President”, ndërsa e kaloi me të qeshur dhe u vetë korrigjua.
“Epo, zoti President – ?? Zoti President, unë sapo ju promovova. Zoti Kryeministër, është mirë që ju kthehem”, tha Biden.
Ndërkohë, Sunak qeshi, e më pas dëgjoi fjalën e Presidentit Biden.
.@JoeBiden makes another gaffe as he mistakenly calls Prime Minister @RishiSunak 'Mr President'
— ITV News Politics (@ITVNewsPolitics) June 8, 2023
The 80-year-old president has been holding a summit with Mr Sunak in the White House pic.twitter.com/7O5aSnP8tw
Lini një Përgjigje