TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2023, 17:31

“Konflikti po zgjatet prej Perëndimit”, Moska akuza SHBA-së: Ukraina ishte pro planit për paqe, por Uashingtoni nuk pranoi

Shkruar nga Pamfleti

“Konflikti po zgjatet prej Perëndimit”, Moska akuza

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev  është shprehur se udhëheqja ukrainase ishte gati të zgjidhte konfliktin me Rusinë, por hoqi dorë nga paqja nën presionin e SHBA-së.

Sipas tij pala ukrainase kishte krijuar një draft paqeje të cilën ja kishte dorëzuar delegacionit turk, i cili kishte hyrë garant për të ndërmjetësuar paqen. Por sipas tij gjithçka u hodh poshtë nga SHBA.

“Po të mos ishte presioni i SHBA-së ndaj atyre në krye të Ukrainës, kjo situatë nuk do të kishte ndodhur, madje edhe vetë liderët ukrainas ishin gati për nënshkrimin e një traktati paqeje dhe i dhanë Rusisë propozime me shkrim”, tha Patrushev, duke iu referuar negociatave midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Turqi në mars të vitit të kaluar.

Zyrtari rus pretendoi se gjatë bisedimeve delegacioni i Kievit dorëzoi propozimet e tij gjatë negociatave , por në mbrëmje ata hoq dorë.=

Kjo ndodhi vetëm sepse Shtetet e Bashkuara kishin ushtruar presion mbi ta dhe thanë se nuk duhet të zhvillohen negociata”, theksoi sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

ukrainë rusia ukraina

Lini një Përgjigje