TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2023, 10:18

Medvedev: Zelenskyn do e varim si Duçen në sheshin Loreto

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev: Zelenskyn do e varim si Duçen në sheshin Loreto
Dmitry Medvedev

Numri një i këshillit të sigurisë të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, nuk e ndalon gjuhën e ashpër dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve të Ukrainës.

Në reagimin e fundit, Medvedev ka kërcënuar presidentin Volodymyr Zelensky, ku tha se ai do të varet si Duçja në sheshin Loreto.

Medvedev kërkoi nga ushtria ruse që të nisë një ofensivë për të ndaluar atë që e konsideroi një armik.

“Qëllimi sot nuk duhet të jetë vetëm çlirimi i tokave tona dhe të mbrojmë njerëzit tanë, por të rrëzojmë plotësisht regjimin nazist të Kievit”, theksoi ish presidenti rus.

Gjithashtu, shtoi se Ukraina e ka nisur tashmë kundërofensivën e saj.

“Duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë armikun, që prej kohësh ka paralajmëruar një kundërofensivë të madhe”, përfundoi Medvedev.

medvedev zelensky varje duce

Lini një Përgjigje