
Dëmtimi i digës Kakhovka ka çuar në përmbytjen e 29 fshatrave përgjatë lumit Dnipro. Për rrjedhojë, mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për dëmtimin e digës. Zelensky e ka konsideruar si “ekocid”, nga ana tjetër, Vladimir Putin e quajti “sulm barbar”.
“Një nga katastrofat më të rëndësishme mjedisore në Evropë në dekadat e fundit”, është shprehur Zelensky.
Zonat e prekura shtrihen nga Nova Kakhovka deri në afërsi të bregut të lumit Kosheva. Ukraina ka raportuar një gjendje të jashtëzakonshme, teksa mediat ruse raportojnë se disa persona janë të zhdukur.
Zelensky po kërkon një hetim ndërkombëtar për incidentin, shkruajnë mediat e huaja.
"Kur Ukraina të ketë rimarrë kontrollin e digës, ne do të mbledhim prova. Ajo që po ndodh tani është një tragjedi. Një katastrofë mjedisore dhe një katastrofë njerëzore,"- tha Zelensky.
Zelensky e bëri të qartë se ai e sheh Rusinë si përgjegjëse për incidentin.
“Kjo ndodhi në një territor të pushtuar”, theksoi presidenti ukrainas. Sipas tij Rusia ndoshta e nënvlerësoi veprimin,pasi ata nuk e kishin menduar se do të preknin edhe territoret e tyre të pushtuara.
Një vit më parë ai theksoi se diga ishte duke u minuar dhe se ekzistonte një rrezik i madh që ajo të hidhej në erë.
Shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainë do të ketë një efekt katastrofik në gjetjen e minave tokësore në rajonin e prekur. Mediat e huaja shkruajnë se sipas specialistëve në rrjedhën e poshtme nga diga në rajonin e Khersonit "ka pasur shumë nga ato që ne i quajmë fusha të minuara mbrojtëse të vendosura nga palët në konflikt".
Sipas tyre Minat kundër personelit dhe antitank si TM-57 tani do të jenë shpërndarë në vende të panjohura. KNKK nuk e di se sa miniera mund të jenë zhytur ose larë nga ujërat e përmbytjeve.
"Ne e dinim se ku ishin rreziqet, tani nuk e dimë. Ky është një shqetësim i madh sepse do të prekë jo vetëm popullatën, por edhe të gjithë ata që po vijnë për të ndihmuar,"- tha Erik Tollefsen, kreu i Njësisë së Kontaminimit të Armëve në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Diga e Ukrainës Kakhovka në territorin e kontrolluar nga Rusia u shkatërrua nga një sulm, duke përmbytur dhjetëra fshatra dhe pjesë të një qyteti aty pranë dhe duke shkaktuar frikë për një fatkeqësi humanitare.
Lini një Përgjigje