
Ukraina ka nisur kundërofensivën ndaj ushtrisë ruse. Të paktën kështu pretendon media ukrainase “KyivPost”.
Ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar se nëpërmjet kësaj ofensive synon t'i kthejë territoret e okupuara nga Rusia që nga shkurti i 2022-s.
Ndërsa, presidenti Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që të mos jenë të larta pritshmëritë për këtë veprim që pritet të zgjasë përgjatë disa muajve.
Profesori i shkencave politike, Michael McFaul, ka deklaruar se nëse ushtria ukrainase nuk mund t’i luftojë masivisht rusët përgjatë muajve vijues, këtë duhet ta bëjë në vitet e ardhshme.
Në një deklaratë për CNBC, McFaul u shpreh se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje nga shtetet perëndimore, derisa shtoi se dëshira mund të jetë më e madhe “sesa shumica e republikanëve”.
“Shpresoj që ukrainasit të mund t’i shtyjnë pushtuesit rusë në muajt e ardhshëm, por nëse nuk munden, duhet të planifikojnë kundërsulme të reja në vjeshtën e 2024-s, në 2025-n...Ata do të kenë nevojë për mbështetjen tonë”, tha profesori i shkencave politike.
Lini një Përgjigje