TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2023, 14:48

Sulm në një shkollë në Angli, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti

Sulm në një shkollë në Angli, plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku tre persona, përfshirë dy nxënës, janë plagosur pas një sulmi në një shkollë private në Devon.

Policia mori njoftimin për ngjarjen e rëndë në shkollën Blundell rreth orës 13:00. I dyshuar për sulmin është një 16-vjeçar, që u ndalua dhe ndodhet në paraburgim.

“Ky është një incident traumatik për viktimat dhe komunitetin e gjerë të shkollës”, tha komandanti i policisë Superintendent Antony Hart, i cili shpjegoi se për ngjarjen nuk janë në kërkim persona të tjera dhe se nuk ka rrezik për komunitetin.

Ndonëse tarifa për një vit arsimor arrin në 28 mijë paund, siguria në këtë shkollë nuk arriti të parandalonte sulmin.

sulm shkolle angli

Lini një Përgjigje