
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të bëhet i dërguar i posaçëm për konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë, sipas disa burimeve të afërta me të, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-2021, do të luante rol të madh në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.
Ndonëse aktualisht nuk ekziston një pozitë në administratën amerikane e dedikuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, Trump është duke konsideruar krijimin e pozitës së re, kanë thënë katër burime të afërta me këto zhvillime.
Grenell ka bërë thirrje më parë për krijim të “zonave autonome” si mënyrë për dhënie fund të konfliktit.
Por ky është duket dhe një lajm i gëzuar për Berishën, pasi Grenell i premtoi atij se do i heqë “non gratën”. Edhe pse Berisha priste që ai të ishte Sekretar Shteti, fakti që Trump do i besojë fatin e luftës, mund të ndikojë dhe t’i thotë ndonjë fjalë të mirë presidentit për Saliun.
Lini një Përgjigje